Artan Hoxha poston fotot nga Siçilia: Ngjan me Tiranën, nuk po ecim “në rrugë të pashkelura”

schedule21:16 - 24 Mars, 2021

schedule 21:16 - 24 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha është kthyer pas në kohë. Ai ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga udhëtimi i tij në Siçili më 24 mars të vitit 2017. Pamjen pas krahëve ai e krahason me lagjet e Tiranës sot, duke shtuar se duket se nuk po ecim më në rrugë të pashkelura.

“Corleone…Siçili 24 mars 2017. Ky qyteti i rremujshem pas meje, duket sikur ngjan me shume nga lagjet e betonuara gjate dy dekadave te fundit, ne kryeqytetin tone, Tirane!!!

Ne te vertete, para kater vitesh, vizitova fortesen e Mafia-s, Corleonen, vendlindjen e Capo dei Capi(bosit te bosve), Toto Riina.

Corleonezet, zbriten te uritur nga qyteza e tyre malore, per te pushtuar fillimisht Palermon. Pastaj pushtuan Siçiline. Me tej i futen tmerrin Italise dhe ne fund, e shtrine organizaten e tyre mafioze, ne gjithe boten…. Me duket se nuk po ecim më, “në rrugë të pashkelura”….”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!