Artan Hoxha: Porositi vrasjen, Dumani nxori emrin e politikanit të lartë shqiptar

schedule22:41 - 2 Qershor, 2022

schedule 22:41 - 2 Qershor, 2022

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Opinion” se në një nga dëshmitë e tij Nuredin Dumani ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Hoxha thotë se në dëshminë e tij thuhet se Dumanit i kishte thënë një person i përfshirë në vrasje se Meta ka porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës në vitin 2017.

Ngjarja

48-vjeçari në atë kohë, Aleksandër Ndoka ka qenë duke u kthyer në banesë në lagjen “Nënë Tereza” ose e njohur ndryshe “Kodër Marlekaj” në orët e para të mëngjesit, rreth orës 4:00 kur 2 ose më shumë persona ende të paidentifikuar të cilët i kishin zënë pritë e kanë qëlluar me breshëri automatiku jo nga një distancë e largët.

Më pas autorët kanë pasur mundësi të largohen, duke qenë se rruga kryesore Lezhë-Tiranë është vetëm 100 metër larg nga banesa. Duket se kjo gjë i ka ndihmuar autorët të largohen shumë shpejt dhe pa rënë në sy të forcave të policisë.