Artan Hoxha: Përveç hakmarrjes, ka dhe një tjetër pistë hetimi për vrasjen e Billës

schedule14:17 - 27 Qershor, 2020

schedule 14:17 - 27 Qershor, 2020

Arrestimi i autorit të tretë të përfshirë në vrasjen e Hekuran Billës, 26 vjeçares Adiola Lakra, është një tjetër çështje për të cilën gazetari Artan Hoxha ka folur këtë të shtunë në studion e Abc News.

Gazetari ka theksuar se policia ka bërë një punë të mirë në lidhje me hetimet për këtë ngjarje, por ka theksuar faktin se e ka të vështirë të mendojë faktin se si detajet e kësaj ngjarje janë bëtë shumë shpejt publike.

Hoxha ndër të tjera ka theksuar se në këtë ngjarje përveç hakmarrjes një tjetër piste hetimi që është ajo e grupeve kriminale që kanë përdorur hasmin për vrasje.

Atentati i Billës dhe ngjarja e Laçit janë dy ngjarje të zbardhura vetëm ka ngelur për tu kopsitur pazelli. Tek Billa ajo që të bën përshtypje është vendi që kanë zgjedhur autorët, ku grupet e strukturuar janë më të rafinuar nuk e bëjnë në një vend të tillë.

Ato kanë pasur si objektiv vetëm të kryejnë ekzekutimin.  Ajo që më bën përshtypje është dalja shumë shpejt në media e fotografisë dhe fakti që ajo është paguar. Unë dyshoj se ajo mund të ketë thënë se e kanë paguar, por është marrë nën presion nga autorët. Duhet provuar nëse e ka pasur këtë rol dhe a është paguar, ajo del në rolin e hjeksit. Nëse kjo është e vërtetë atëherë ajo është problemi kryesor në të gjithë këtë ngjarje . Grupi i hetimit ka dhe një pistë tjetër nëse vrasja është bërë për hasmëri apo një grup tjetër kriminal ka shfrytëzuar këtë hasmëri dhe ka nxitur hasmin që të marrë hak dhe e ka nxitur duke e paguar që ta vrasë Billën”, ka thënë gazetari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!