Padinë e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken pas shpalljes non-grata, gazetari Artan Hoxha e krahasoi me padinë kreut të qeverisë Edi Rama ndaj gazetës gjermane Bild. Hoxha u shpreh se PD duhet të çlirohet nga Berisha duke e cilësuar selinë blu një aset kombëtar.
“Basha u përpoq të bënte një lloj shkëputje nga Berisha për shkak të akuzës që i bënte Rama gjithë kohës, Duhet të kishte një lloj diferencimi që duhet t’i bënin kontributeve të Sali Berishës. PD duhet të çlirohet nga hija e Berishës.
Ata që janë kundër Bashës, Berishën nuk e përmendin dot. Berisha ndan sharpin nga sheqeri te Partia Demokratike. Unë nuk pres që Basha të dalë të denoncojë. Ne na intereson PD, që është aset kombëtar dhe ajo që i ka ndodhur Berishës nuk duhet të identifikohet si rrufe në PD. PD është partia e dytë në Shqipëri.
Dielli do dalë prapë nesër. Nuk u bë qameti që Berisha do dalë te cepi rrugës. Qëndrimi i Berishës në kuvend do jetë më efekt negativ për PD. Berisha po Lufton për shqiptarët që t’u mbushë mendjen shqiptarëve. Padia e sotme e Berishës është si padia që i bëri Rama Bild-it. Si mbaroi ajo? Kaq dua të them’, deklaroi Artan Hoxha./mv.abcnews.al