Artan Hoxha nxjerr fotot nga aksioni në Lazarat: Kultivuesit tani kanë “bosë” të rinj

schedule12:37 - 24 Qershor, 2020

schedule 12:37 - 24 Qershor, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka komentuar operacionin anti-kanabis në Lazarat, teksa sot bëhen 6 vite.

Në një shënim në rrjetet sociale Hoxha shkruan mes të tjerash se u arrestuan afro 120 persona, pjesa dërrmuese banorë dhe të rinj të Lazaratit, por që ne fakt ishin çirakët dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vërtetë.

Sipas gazetarit boset e vertetë të Lazaratit, financuesit, organizatorët, përfituesit financiare dhe politikë të tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapën kurrë.

“Duke u lenë të lirë dhe me burime financiare të paprekura, dy vite me pas, me 2016-ën, ata do të riktheheshin shumë herë më të fuqishëm, për ta kthyer ne një Lazarat të madh, gjithë Shqipërinë
Por këtë radhë, pasi kishin ndërruar, kontrollin politik dhe shtetëror, nga e djathta, në të majte…
Ndërsa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin një PADRON te ri… Kampionati vazhdon…”, shkruan Hoxha.

Postimi i plotë nga Artan Hoxha:

U fitua beteja e Lazaratit, por u humb lufta me kanabisin…

6 vite nga operacioni antikanabis i qershorit 2014. Duket sikur ka ndodhur para nje shekulli…

Me djemte e RENEA-s, pas 5 ditesh lufte te ashper, me “trupat operacionale” te narkotrafikut…

U çlirua territori i licensuar nga qeveria e kohes, si “Zone e lire e narkotrafikut”.

U godit baza logjistike e grupeve te organizuara te narkotrafikut.


U kapen dhjetera tonelata kanabis, te perpunuar, ambalazhuar dhe magazinuar, gati per shitje.

U shkaterruan me qindra parcela te mbjella me kanabis, me siperfaqe mbi 250 hektare, sipas monitorimeve nga ajri te Guardia di Finanza.

U sekuestrua nje arsenal i tere armesh, nga armet e lehta, automatiket, mitrolozet e lehte dhe te rende, arme kundertanke, arme kunderajrore, mina, granata, lende eksplozive dhe snajpere.U gjeten te fshehura dhe te groposura ne toke, qindra milione leke dhe qindra mijera euro.

U kapen tre laboratore te perpunimit te vajit dhe çokollates nga kanabisi.

U be lufte me ushtrine e krimit te organizuar, por pasojat i pati fshati Lazarat.

U arrestuan afro 120 persona, pjesa derrmuese banore dhe te rinj te Lazaratit, qe ne fakt ishin çiraket dhe ushtaret e narkotrafikut, por jo boset e vertete, te tij

BOSET e vertete te Lazaratit, financuesit, organizatoret, perfituesit financiare dhe politike te tij, nga Tirana, Fieri, Vlora, Tepelena, Shkodra, Tropoja etj, nuk u kapen kurre.
Duke u lene te lire dhe me burime financiare te paprekura, dy vite me pas, me 2016-en, ata do te riktheheshin shume here me te fuqishem, per ta kthyer ne nje Lazarat te madh, gjithe Shqiperine

Por kete radhe, pasi kishin nderruar, kontrollin politik dhe shteteror, nga e djathta, ne te majte…

Ndersa “taksa” e kultivimit dhe “tatimi mbi fitimin” e trafikut te kanabisit, tashme kishin nje PADRON te ri…
Kampionati vazhdon…

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!