Artan Hoxha: Një grup i tretë mund të ketë kryer vrasjet në Durrës për të marrë paratë e Rinasit

schedule15:53 - 5 Maj, 2020

schedule 15:53 - 5 Maj, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka zbuluar një nga pistat e hetimit që lidh vrasjet e Durrësit me grabitjen e ndodhur në Durrës në 9 prill të vitit të kaluar.

Ai tha se modifikimi i makinave dhe fshehja e autorëve në Durrës mund të çojë në lidhjen e tyre, ndërsa theksoi se ka dyshime se vrasjet mund të jenë bërë pikërisht sepse një grup i tretë kërkon të marrë paratë e grabitura në Rinas

“Furgoni i hetimit tatimor të përdorur në grabitjen e Rinasit është modifikuar në një vilë në pronësi të Talo Çelës i cili ui ekspozuar që nuk është arretuar. Modifikimi i makinave dhe fshehja e autoreve të dy ngjarjeve në Durrës mund të çojë në lidhjen mes tyre.

Një gjë të çon të mendosh se një grup o tretë po kërkon të marrë paratë e grabitura në Rinas. Kjo është një pistë që qëndron, por ka dhe pista më të besueshme për përfshirje në aktivitet kriminal sikurse tha edhe Ardi Veliu. Ai tha se mekanizim i ngjarjeve është i njëjtë dhe shkaku është prishja e pazareve për aktivitetin kriminal. Nuk e theksonte për çfarë janë prishur”, tha Artan Hoxha.

LEXO edhe: Hoxha zbardh atentatet e grupit agresiv ku bën pjesë Altin Ndoci

Hoxha u shpreh se tashmë janë nxjerrë nga arkiva e hetimit të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në aksin Elbasan-Peqin-Durrës, pasi të gjithë personat e vrarë në këtë zonë janë të sapokthyer nga jashtë vendit ku kanë pasur probleme me ligjin për shkak të trafikut të lëndeve narkotike.

“Kjo gjë bëri që të hidhej edhe lidhja me Rinasin si një nga pistat e hetimit. Janë nxjerë edhe njëherë nga arkiva vrasjet e aksit Elbasan-Peqin-Durrës, të gjithë vitkimat e këtij aksi janë shqiptarë të sapokthyer në Shqipëri, të dënuar jashtë shtetit përt trafik të lëndëve narkotike dhe në të gjitha  rastet ekzekutimi është i ngjashëm me dy ngjarjet e fundit”, tha Artan Hoxha./abcnews.al