Artan Hoxha: Kush po na vret më shumë, COVID-19 apo ethet e pushtetit?!

schedule08:27 - 2 Shkurt, 2021

schedule 08:27 - 2 Shkurt, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka shprehur shqetësimin për takimet elektorale, ku grumbullohen me qindra njerëz duke shkelur kështu rregullat e vendosura kundër pandemisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha ka publikuar pamje nga takimet elektorale të partive politike gjatë ditëve të fundit , ndërsa shkruan se sa më shumë shtohen takimet, aq më shumë rritet edhe numri i të shtruarve në spitale, por fatkeqësisht edhe ai i të vdekurve.

“Shqiptarë, nëse doni, që vota juaj të mos mungojë me 25 prill, ruani shëndetin, mbijetoni dhe pastaj nga kutia e votimit, vendosni kush do ta qeverisë këtë vend, për 4 vitet e ardhshme”, shprehet gazetari ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Kush po na vret me shume, COVID-19 apo ethet e pushtetit?!

Sa me shume afrohet dita e zgjedhjeve, 25 prilli,

aq me shume shtohen takimet elektorale nga partite politike,

aq me teper rritet numri i te shtruareve ne spitalet Covid-19,

sigurisht dyfishohet me “sukses”, numri i te vdekurve ne varreza…

Politikaneve tane, te pushtuar nga ethet e pushtetit, nuk u behet vone se rrezikojne jeten e qytetareve nga grumbullimet masive politike, ku tregojne dokrrat e tyre, te njejtat me ato qe i shpalosin çdo dite nga ekranet e televizioneve.

Shqiptare, nese doni, qe vota juaj te mos mungoje me 25 prill, ruani shendetin, mbijetoni dhe pastaj nga kutia e votimit, vendosni kush do ta qeveris kete vend, per 4 vitet e ardheshme …

Eshte me mire te mungoni ne nje takim elektoral, sesa te mos votoni me 25 prill….

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!