Artan Hoxha dhe Endri Xhafo rrëfejnë çfarë s’u pa nga përplasja në PD: Momenti i “dashit” dhe përdorimi i maskës

schedule21:10 - 10 Janar, 2022

schedule 21:10 - 10 Janar, 2022

Dy ditë pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së, gazetarët Endri Xhafo dhe Artan Hoxha rrëfyen në“Log.” në “ABC” gjithçka panë me sytë e tyre nga ajo që ndodhi nga hyrja brenda oborrit deri te përplasja dhe futja në godinë.

 

Artan Hoxha rrëfeu si u kamuflua mes protestuesve dhe lëvizjet që bëri gjatë kohës që protestohej, kurse Endri Xhafo zbuloi fotografi të shkrepura në momente vendimtare nga përplasja, siç ishte hapja me “dash” e derës anësore të selisë së PD-së.

Unë shkova rreth orës 09:30, sepse duhet të shkosh çikë përpara për të parë vendosjen e atyre që po mbrohen dhe si po pozicionohen kamerat për të dikur ku të kërkosh nëse ndodh diçka. Dhe gjëja tjetër, ke mundësi të shikosh njerëzit që ti njeh.

Një pjesë e tyre unë i njoh dhe më pas lëviza në varësi të ngjarjeve. Jam mundur që edhe me maskim edhe i kamufluar, të jem në një pozicion që të shoh, por të mos identifikohem se ku jam pozicionuar. Ne kishim raportuar se cfarë ndodh brenda PD-së, blindimin dhe një grup personash brenda selisë. Kamera ishin vendosur edhe nëpër pemë. Kishim raportuar edhe për sasi gazi, edhe maskat kundërgaz.

Se cfarë mbrojtje po bënin “skuadra e saldatorëve” e Bashës. Ajo nuk ka qenë godinë luftarake, por godinë argëtimi për ushtarakët dhe nëse do të harxhohej 5 minuta kohë me ato matrapikët, për 5 minuta hynin brenda.

Por e godinën Bashën aty ku ishte mbrojtur me mirë. Gjëja që më erdhi keq në gjithë atë histori, që është tragjedi për shqiptarët është që në momentin që saldatorët e Berishës u bënë gati të korrnin fitoren ndërhyri policia dhe u hoqi fitoren nga duart. Aty ishte e lehtë të lëvizje sepse vëmendja u përqendrua te pjesa ballore e sulmit, ku bëhej sulmi.

Vendosja e makinave që kishte bërë Basha synonte që të pengonte një turmë të madhe të përqendrohej, por kjo të lejonte mundësi për të lëvizur. Ishin tre dronë, njëri ishte i policisë” tha Hoxha.

34 persona u arrestuan pas protestës nga grupi i Berishës dhe njerëzit që ishin brenda selisë në katin e dytë ku ndodhej Lulzim Basha me kupolën e partisë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!