Artan Fuga: Jam pro mësimit online, por duhet zbatuar një projekt i madh arsimor

schedule09:45 - 25 Nëntor, 2020

schedule 09:45 - 25 Nëntor, 2020

Studentët Teisi Kurti dhe Gëzim Hilaj ishin të ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” ku folën për problemet me të cilat po përballen me mësimin online në Universitete.

Biblioteka dixhitale ka libra ekstra dhe jo atë që realisht na duhen. Na duhen materiale mësimore dhe ndryshe nga viti i kaluar, mësimi po zhvillohet në një mënyrë të tillë që nuk po na i sjellin materialet e regjistruara. Ka kosto gjithashtu pasi po paguajmë tarifat po njësoj.”, tha Kurti.

Ndërkohë, akademiku i njohur Artan Fuga në një lidhje me Skype argumentoi se ishte por mësimdhënies online duke rritur orët të kombinuara me mësimin në auditore, por duke marrë në konsideratë problematikat me të cilat përballen studentët. Por, për këtë duhet të parashtrohet një projekt i madh arsimor.

“Në vendet e përparuara puna që bëhet online, ajo që quhet telepunë ka marrë përmasa të jashtëzakonshëm dhe kjo ka disa arsye shumë të mëdha nga pikëpamja e rendimentit, efikasitetit dhe të paktën para 10 vjetësh të palidhur me situata të jashtëzakonshme. Kam qenë një partizan dhe kam drejtuar hapa të parë dhe pastaj janë lënë rrugës ku mësimi online dixhital të ishte në dispozicion të studentëve dhe pedagogëve pa mohuar prezencën fizike në kurse dhe praktika të kombinuara me mësimin online dhe offline.

Mund të sillte një revolucion në dekadat e ardhshme por problemi është që kërkon të thyhen tabu dhe të ndërrohen zakone, kërkon të ndryshohen disa sjelle psikologjike dhe mbi të gjitha që aktorët konservatorë të hapin rrugën që dija të çlirohet. “, tha Fuga ndërsa shtoi më tej: “Duhet të ndajmë problemin financiar dhe administrativ. Nëse ne jemi në këtë situatë duhet të krijojmë një projekt të madh arsimor pedagogjik, shkencor dhe social që brenda 1 ose dy vitesh të mos ketë shtëpi pa wifi dhe nëse nuk e bëjmë këtë do të mbetemi prapa botës.“.

Më tej, Fuga tha se është kundër përsëritjes së vitit akademik. “Jam kundër por kjo kërkon që të gjitha autoritetet që kanë përgjegjësi për të siguruar cilësinë e mësimdhënies online duhet të punojnë. Unë i kam bërë një kritikë ministres së shkuar por dhe kësaj që është tani, kishin gjithë verën përpara dhe si është e mundur që nuk bënë tekste pedagogjike që të ndihmojnë prindërit, mësuesit apo nxënësit për mësimin online. “, tha Fuga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!