Arta Vorpsi sfidon Metën: Betohet tek noterja si anëtare e Gjykatës Kushtetuese

schedule10:30 - 14 Nëntor, 2019

schedule 10:30 - 14 Nëntor, 2019

Arta Vorpsi është betuar përpara noteres si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë për këtë betim, Vorpsi ka njoftuar KED, Parlamentin dhe Presidentin Ilir Meta.

Veprimi i Vorpsit vjen pas dekretit të djeshëm të Metës, për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

ABC News ka mësuar nga burime qeveritare, se procedura është rakorduar me partnerët ndërkombëtarë dhe në mbështetje të një rekomandimi të Komisionit të Venecias, ku i cilëson betimet si akte të thjeshta ceremoniale.

Sipas nenit 129 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një anëtar i gjykatës Kushtetuese mandatohet në këtë funksion, duke u betuar përpara Presidentit të Republikës./abcnews.al