Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Art, muzikë dhe kulturë, festivali që nxjerr në pah qytetet shqiptare

schedule11:24 - 14 Shtator, 2021

schedule 11:24 - 14 Shtator, 2021

Check-in Fest është festivali që ka nisur të realizohet në qytetet e Shqipërisë. Mbledh qytetarë të moshave të ndryshme për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të shumta. Një festë ku mbizotëron muzika, poetika dhe eksplorimi i gjërave të reja. Jerida Sakaj dhe Denisa Shena ishin të ftuara këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit”, ku ndanë për moderatorin Alban Musa detaje nga kjo festë.

Nuk mungojnë as festat me muzikë dhe argëtim, workshop-et dhe lojëra të ndryshme. Jerida tha se qëllimi i tyre është t’ju ofrojnë njerëzve gjëra të reja rreth artit dhe kulturës së qytetit ku mbahet festivali.   “Njëri nga aktivitetet është check-in poetry, nata e poezisë kur një aktor performon një poezi ose pjesë nga autorët e atij qyteti. Është një mënyrë e mirë për të prezantuar për brezin e ri poetët që nuk i njohin.



Kemi street party. Në Gjirokastër ne zgjodhëm një nga rrugicat e pazarit të vjetër dhe Dj ynë performoi në atë skenë që ndërtuam ku të gjithë u mblodhën përreth. Një aktivitet tjetër që ndodh të shtunën është një work shop, i fokusuar në marketing dhe ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset lokale t’i menaxhojnë më mirë bizneset e tyre.”, tha Denisa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!