Arsyet/ Skocia do të lirojë qindra të burgosur para kohe

schedule07:16 - 13 Qershor, 2024

schedule 07:16 - 13 Qershor, 2024

Qeveria e Skocisë ka lejuar lirimin e hershëm të të burgosurve si pjesë e planit për të lehtësuar presionin në burgjet e vendit.

Diku 514 të burgosur do të lirohen duke filluar nga fundi i muajit, raportoi SkyNews.

 

Të burgosurit që kanë dënime të shkurtra me më pak se katër vjet, që u kanë mbetur 180 ditë ose më pak qëndrim në burg do të merren parasysh për t’u liruar.

Të burgosurit me dënime me burgim të përjetshëm apo ata të dënuar për dhunë seksuale a terrorizëm do të përjashtohen automatikisht nga programi.

Lirimi i tyre do të bëhet në katër faza.

Në fazën e parë do të lirohen ata që u kanë mbetur më pak se 45 ditë në burg, në fazën e dytë ata me 45-89 ditë të mbetura, në fazën e tretë me 90-134 ditë dhe në fazën e fundit do të lirohen të burgosurit që u kanë mbetur 135-180 ditë.

Kjo lëvizje erdhi pas rritjes së numrit të burgosurve, të cilin autoritetet e kanë vlerësuar si rrezik kritik.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!