Puthja në buzë e fëmijëve shkaktojnë debate të nxehta nëse është e pranueshme apo jo. Mjekët thonë se fëmijët duhet të ndihen të dashur dhe të sigurt në mjedisin familjar, por puthja në buzë nuk ëshntë ideja më e mirë për të shprehur dashurinë prindërore. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë se çfarë thonë psikologët për këtë çështje.
Mund të zhvendosë kuptimin e fëmijës për kufijtë personalë
Buzët dhe goja janë kufijtë personalë të një fëmijë, thotë psikologia Charlotte Reznick. Kur puthni fëmijën në buzë, ju i tregoni se kufiri i tij është i hapur dhe dikush mund të futet në territorin e tyre pa asnjë problem. Kjo gjithashtu përfshin shtrëngimin e ngushtë, ushqimin me forcë dhe gudulisjen agresive. Kështu, prindërit invazivë mund të rrisin rrezikun që fëmija i tyre të zhvillojë një “sindromë viktimë” me paaftësinë për të thënë “jo” dhe për të menaxhuar kufijtë personal.
Është jo higjienike
Mjekët, dhe veçanërisht dentistët, paralajmërojnë se ka një numër të madh të mikrobeve në gojën tonë që mund të mos infektojnë të rriturit, por mund të transmetohen tek fëmijët dhe t’i dëmtojnë ata shumë. Dhe meqenëse fëmija ka një sistem imunitar më të dobët, sqaron Charlotte Reznick, disa infeksione të rrezikshme mund të hyjnë në trupin e tyre përmes pështymës, informon abcnews.al.
Fëmija mund të fillojë të puthë njerëz të tjerë në buzë si një shprehje e simpatisë
Fëmija mund të fillojë të sillet në të njëjtën mënyrë si me ju ashtu dhe me të tjerët jashtë shtëpisë. Ai do t’i puthë njerëzit në buzë si shenjë simpatie. Psikologia thotë që edhe pse është një gjest i pafajshëm i prindërve, fëmijët i mësojnë gjërat duke imituar. Kështu ata mund ta përsërisin gjestin dhe me të tjerët. Kjo është arsyeja pse duhet t’i puthni fëmijët vetëm në faqe dhe në ballë./e.b-abcnews.al