Arsyet prapa një ligji/ Paketa e re e mjekësisë: Paguajmë 370 mijë euro për shkollimin e bluzave të bardha

schedule15:41 - 13 Korrik, 2023

schedule 15:41 - 13 Korrik, 2023

Në Shqipëri përgatitja e një mjeku të ri kushton rreth 39 mijë euro.  Tarifa që paguhet nga studentët  përbën vetëm  6- 8 % të kostos reale  të shkollimit  pjesa tjetër subvencionohet nga buxheti i shtetit apo universitetit.

Kjo referuar të dhënave të publikuara në projektligjin  për studentët e mjekësisë që Qeveria i ka dërguar Kuvendit.  Kosto e studimit për programin  e integruar  mjekësi e përgjithshme shpjegohet në relacionin  shoqërues është  afro 679 mijë lekë në vit prej të cilës studenti paguan vetëm 45 mijë lekë.

Ndërkohë  sipas dokumentit zyrtar 863 studentë përfitojnë  përjashtimin nga tarifa e studimit.  Efekti financiar përllogaritet  rreth   39 milion  lekë ose 370 mijë euro.    Para  prej buxhetit  të shtetit dhe universitetit  që   për  2 nga 10 mjekë që  përgatiten   në Shqipëri  shkojnë për të furnizuar me personel shëndetësor  spitalet në  Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britani e Madhe, Kanada dhe Itali.

Zyrtarisht thuhet se deri në vitin 2022 totali i mjekëve të trajnuar në Shqipëri, por që punojnë në  vendet e OECD është 1200.   Aktualisht në Shqipëri ka afro  rreth  5400 mjekë ose  1.9 mjekë për  1 mijë banorë.  Krahasuar me dhjetë vjet më parë  densisteti është rritur, por megjithkëtë  është endë larg vendeve të  rajonit që kanë 2.6 mjekë për  1 mijë banore apo shteteve të  OECD  me 3.6 mjekë për 1 mijë banorë.

Për t’ju përgjigjur nevojave të sistemit  dhe për të kundërshtuar efektin e largimit të mjekëve jashtë vendit  Qeveria parashikon që ata që hynë në  universitet vitin që vjen të firmosin kontratën që I detyron  të punojnë  5 vjet në Shqipëri pas diplomimit.  Studentët aktualë të mjekësisë  duhet të  të punojnë 2-3 vjet pas studimeve ose të paguajnë koston reale për vitet e mbetura.  Ndërkohë   kuotat  e çeluara për këtë program studimi  deri në 2024  parashikohet të shkojnë në 500.

Vetëm kështu mbi 370 mijë euro para të taksave tona do të shkojnë realisht aty ku duhet; tek një sistem shëndetësor ku nuk mungon shërbimi po as shërbyesit publikë, mjekë dhe infermierë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!