Dihet që numri i divorceve po rritet në të gjithë botën. Martesa po bëhet një institucion gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Më poshtë ne ju kemi sjellë disa arsye pse çiftet ndahen.
1. Lodhja mendore dhe fizike
Gabimi i shumë çifteve është se ata duan të kenë kohë për të gjitha, menjëherë. Të edukojnë një fëmijë, të studiojnë në një universitet, të bëni dy punë, e shumë gjëra të tjera. Me një ritëm të tillë të jetës, koha për përkëdheljet dhe vëmendja ndaj njëri-tjetrit thjesht nuk mbetet. Lumturia familjare kompromentohet kur gruaja është e angazhuar në edukimin e fëmijës, dhe burri është plotësisht i angazhuar në karrierë.
2. Një ‘vrimë’ në buxhetin familjar
Pamundësia e familjes për të planifikuar buxhetin, pikëpamje të ndryshme mbi formimin e buxhetit dhe shpenzimin e fondeve për nevoja të ndryshme. Ndodh shpesh që për punë parash, lindin shumë sherre që sjellin ndarje.
3. Egoizmi dhe infantilizmi
Në këtë botë ekzistojnë dy lloje njerëzish: marrës dhe dhurues. Opsioni ideal për krijimin e një familje të lumtur, duhet të jeni të dy dhurues. Martesa midis të dy marrësve është e destinuar në divorc. Egoizmi dhe familja nuk janë të pajtueshme.
4. Marrëdhënit seksuale
Sipas statistikave, papajtueshmëria seksuale është shkaku i divorcit në 40% të rasteve. Sipas mendimit të psikologëve, papajtueshmëria thjesht fiziologjike e partnerëve është jashtëzakonisht e rrallë. Shumë më shpesh shkaku i dështimeve në shtrat është mospërputhja e temperamentit të partnerëve, ftohtësia emocionale, mosvëmendja ndaj njëri-tjetrit./e.b-abcnews.al