Arsyeja pse fëmijët thithin gishtin

schedule08:20 - 10 Tetor, 2020

schedule 08:20 - 10 Tetor, 2020

Nëse fëmija juaj thith gishtin mos u frikësoni sepse kjo lëvizje është një zakon i fëmijëve të vegjël.

Duke folur për numrat, 50% deri 85% e fëmijëve, midis 2 dhe 4 muajsh, në një moment thithin gishtin e madh dhe kjo është mënyra e tyre për të njohur botën.

Në këtë moshë zona e trurit të foshnjës që “merret” me zonën e gojës dhe të dorës është e madhe, duke zënë një zonë më të madhe se pjesa tjetër e trupit dhe këmbët e tij së bashku!

Ky proces është një mekanizëm themelor i zhvillimit mendor, psikomotor dhe njohës për foshnjën.

Sipas Akademisë Amerikane të Stomatologjisë Pediatrike, zakoni i thithjes së gishtit të madh nuk shkakton ndonjë problem të përhershëm anatomik në gojë ose dhëmbë nëse nuk vazhdon pas moshës 5 vjeç. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!