Kjo është arsyeja se përse indianët e Amerikës mbajnë flokë të gjatë

schedule21:20 - 26 Nëntor, 2022

schedule 21:20 - 26 Nëntor, 2022

Kemi dëgjuar të gjithë historinë e Sampsonit dhe Dilajlës. Në këtë histori, një prej shërbyesve të mëdhenj të Zotit, Samsoni, ishte një njeri që kishte fuqi mbinjerëzore. Ai u tradhëtua nga dashuria e jetës së tij, Dilajla, e cila zbuloi se ai mund të mposhtej nëse ia prisje flokët krejt.

Në këtë drejtim, traditat e amerikanëve indigjenë kanë lënë të kuptohet për një kohë të gjatë se flokët e gjatë janë një projektim së jashtmi i sistemit nervor, duke shërbyer pak a shumë si “antena njerëzore”.

Flokët tanë janë përgjegjës për transmetimin e informacioneve tek pjesa tjetër e sistemit nervor. Sipas kësaj linje të menduari, flokët tanë gjithashtu transmetojnë një energji nga truri, në mjedisin e jashtëm.

Teknika e fotografimit Kirlian ka treguar dallimin në fushat energjetike mes personave me flokë të shkurtër dhe atyre me flokë të gjatë.

Rasti i Vietnamit

Në fakt ka një copëz të deklasifikuar informacioni nga lufta e Vietnamit që lidhet me këtë fenomen. Gjatë këtij konflikti, të dërguar speciale të departamentit të luftës u dërguan në rezervat e amerikanëve indigjenë për të kërkuar ushtarë të fortë e të talentuar, që do të ishin të përshtatshëm për të lëvizur në terrene të vështirë.

Njerëz me reputacion që kishin fuqi supernjerëzore u rekrutuan. Megjithatë, sapo regjistroheshin, të gjithë aftësitë e tyre të mëparshme zhdukeshin krejt papritur. Rekrutët nuk arrinin të vepronin sipas asaj që parashikohej prej tyre, dhe dështimet masivë detyruan ushtrinë e SHBA të kryejë një studim për të gjetur arsyet.

Testi ishte pak a shumë i tillë: Rekrutit të ri i kërkohej të niste një operacion që zgjaste gjithë natën. Kur ata binin në gjumë, “armiku i armatosur” do të përpiqej ta vinte përfund.

Rekruti zgjohej shumë kohë përpara se armiku i supozuar të ishte afruar, madje që përpara se armiku të ishte pranë, lëvizjet e tij dëgjoheshin.

Shpesh herë rekruti i ri ndiqte një lloj shqise të gjashtë dhe bënte sikur flinte, në vend që të largohej. Kur armiku afrohej aq sa duhej, rekruti ngrihej menjëherë dhe e vinte përfund.

Por, pas stërvitjeve bazë, i njëjti njeri dështonte në testet që më herët i kalonte pa problem.

Kur ushtarët pyeteshin përse ndodhte kjo gjë, ata përgjigjeshin se prerja e flokëve në stil ushtarak ua bënte të pamundur shfrytëzimin e shqisës së gjashtë, që më herët ishte krejt e natyrshme. Ata nuk nuhasnin më armikun që afrohej, dhe ndiheshin sikur nuk e kishin më intuitën e natyrshme.

Pasi u zbulua kjo gjë, u kryen teste ku ushtarët lejoheshin të mbanin flokë të gjatë dhe këta krahasoheshin me ata të cilëve flokët u priheshin. Sic mund ta merrni me mend, ushtarët të cilëve u lejohesin flokët vepronin saktësisht sipas standarteve që kishin vepruar para rekrutimit. Si rezultat, ky dokument rekomandonte që rekrutëve indigjenë të Amerikës t’u lejohej të mbanin flokë të gjatë.

Konkluzioni

Përgjatë miliona viteve të evolucionit, gjitarët janë përshtatur me rrethanat. Mbijetesa edhe në kushtet më ekstreme mund të shihet si një gjë e mbinatyrshme, në kontekstin e duhur.

Ajo që ne dimë është se cdo pjesë e trupit tonë është e ndërlidhur në një të tërë, që vepron si një sistem i plotë. Modifikimi qoftë edhe i një aspekti shumë të vogël të këtij sistemi, mund të ndërpresë gjithë procesin.

Nëse priten flokët, lëshimi dhe marrja e transmetimeve energjetike dëmtohet.

Sipas indianëve të Amerikës, prerja e flokëve kontribuon në degradimin mjedisor, probleme në marrëdhënie dhe frustrime seksuale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!