Arsyeja e rëndësishme pse Princi William e kap gjithmonë prej dore djalin e madh, George

schedule16:13 - 11 Gusht, 2023

schedule 16:13 - 11 Gusht, 2023

Princi George është vetëm dhjetë vjeç, por është i dyti në radhën e fronit britanik. Një ditë ai me siguri do të bëhet mbret, ndaj prindërit e kanë përgatitur që në moshë të vogël për këtë post të rëndësishëm.

Edhe pse e gjithë bota e dinte që nga lindja e tij se Princi George do të bëhej sundimtar, Princi William dhe Princesha Kate vetëm pak kohë më parë folën për herë të parë me djalin e tyre të madh për rolin e tij në monarki, për të mbrojtur fëmijërinë e tij për aq kohë sa është e mundur.

Me kalimin e kohës, ai do të detyrohet të kalojë gjithnjë e më shumë kohë larg vëllait dhe motrës së tij, Charlotte dhe Louis, pasi i presin detyra krejtësisht të ndryshme. Megjithatë, sipas ekspertit të arsimit Jasmine Peters, disa shenja delikate sugjerojnë se Princi dhe Dukesha e Uellsit tashmë kanë filluar të përgatisin George për detyrën e së ardhmes.

Pra, arsyeja pse Princi William e mban gjithmonë dorën e George gjatë daljeve publike është për t’i treguar djalit të tij rrugën dhe për të treguar lidhjen e ngushtë mes tyre.

Një ekspert u shpreh kështu: “Baballarët zakonisht janë përgjegjës për disiplinimin, menaxhimin, mbrojtjen dhe sigurimin e familjes. Nuk është e pazakontë që një baba t’i tregojë djalit të tij se cili do të jetë roli dhe përgjegjësitë e tij në jetën familjare. Thuhet shpesh se i duhet një mashkulli për të rritur një djalë që të jetë burrë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!