Arsimi profesional, ministri Gonxhja: Janë regjistruar për herë të parë 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë. Kemi sfida përpara

schedule13:57 - 26 Mars, 2024

schedule 13:57 - 26 Mars, 2024

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja thotë se aktualisht, arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Gonxhja u shpreh se këtë vit, janë regjistruar më shumë nxënës se një vit më parë.

Gonxhja vuri theksin se megjithëse ka pasur progres, ka ende sfida që kërkojnë zgjidhje konkrete.

“Do doja të ndaja disa fakte me ju. Arsimi dhe formimi profesional ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë, 4709 nxënës, 11% më shumë se një vit më parë.

Programet më të kërkuara për vitin 2024, janë hoteleri turizim, teknologji informacioni. 8 ofrues ofrojnë edhe kualifikime profesionale. 60% e nxënësve që janë diplomuar, janë punësuar. Nga qendrat e formimit profesional, janë ofruar 71 kurse të formimit profesional, janë regjistruar 15 mijë kursantë. Gjatë vitit 2023, është zbatuar programi i kodimit. Prioritet ka mbetur ofrimi i kushteve të IT. Në zbatim të planit kombëtar, garancia rinore është lançuar në tetor të vitit të kaluar. Ka nisur zbatimi i të nxënit në vendin e punës. Kemi pasur mbështetjen e partnerëve tanë. BE vijon mbështetjen, përmes IPA 2 dhe IPA 3. Pavarësisht progresit, mendoj se të gjithë bashkë kemi sfida që kërkojnë zgjidhje konkrete”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!