TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.
Shefi i qeverisë u shpreh se në arsimin e lartë ka shumë progres, por njëkohësisht duhen adresuar shumë çështje.
Gjatë fjalës së tij, Rama pohoi se duhet rishikuar Ligji i Arsimit të Lartë, si një domosdoshmëri për t’iu përgjigjur sfidave dhe objektivave të Shqipërisë, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Del shumë qartë progresi i bërë në këto vite, qoftë dhe volumi jo i vogël i gjerave që mbeten për t’u bërë. Ne ecim përpara, por nuk ka diskutim që bota fluturon dhe për të kapur ritmin dhe për t’ju dhënë vajzave dhe djemve të këtij vendi, por dhe të tjerëve që zgjedhin Shqipërinë për t’ju dhënë një ofertë akademike serioze dhe konkurruese në kushte kur së shpejti Shqipëria do bëhet anëtare e BE, kemi nevojë të shtymë më shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë të nevojshme për t’u adresuar duke filluar dhe nga rishikim i Ligjit të të Arsimit të Lartë, të cilit i janë bërë vitet për tu riparë nga marrja e një eksperiencë të akumuluar dhe shumë të reja që kanë ndodhur në botën akademike”, theksoi ai./abcnews.al