Arsenali nuk pret, zbulohet objektivi kryesor për pankinën

schedule12:35 - 29 Nëntor, 2019

schedule 12:35 - 29 Nëntor, 2019

Unai Emery u shkarkua nga Arsenali dhe tashmë drejtuesit e klubit po shohin për një tjetër trajner. Freddie Ljunberg përkohësisht ka marrë drejtimin ekipi, ndërkohë që emri më i lakuar për të pasuar Emery te “Topçintjë” është Nuno Espirito Santo.

Sikurse raportohet në mediat angleze, Arsenali ka nisur kontaktet e para me trajnerin aktual të Wolverhampton dhe është i gatshëm edhe të paguajë dëmshpërblimin për prishjen e kontratës.

Portugezi 45-vjeçar i drejton “ujqit” që prej vitit 2017 dhe është ngacmuar edhe më parë për një kalim tijin te londinezët. Nuno është treguar diplomatik, teksa në konferencë për shtyp i është kthyer me këtë batutë gazetarit: “Mendoj se më njeh mjaftueshëm dhe e di që nuk do të përgjigjem rreth kësaj”.

Trajneri, i cili ka luajtur si portier gjatë kohës që e ushtronte futbollin e luajtur si profesion, më parë ka drejtuar Rio Ave dhe Porto në Portugali, ndërkohë që liston edhe Valencian në ekipet që ka punuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!