Arsenali hedh sytë te Barcelona për sulmues, dëshiron Depay

schedule16:20 - 20 Maj, 2022

schedule 16:20 - 20 Maj, 2022

Arsenali ka hedhur sytë nga skuadra e Barcelonës për të gjetur sulmues, teksa në radarët e “Topçinjëve” ka rënë holandezi Memphis Depay.

Sulmuesi holandez pritet të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, pasi nga drejtuesit nuk shikohet si i domosdoshëm për formacionin e katalanasve sezonin e ri.

Sipas mediave spanjolle Arsenali është interesuar te Barça këtë javë për të diskutuar se sa është çmimi i transferimit të holandezit

Kujtojmë se Depay u bashkua me Barçën verën e kaluar nga Olympique Lyon dhe nënshkroi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023. /f.a/abcnews.al