Arsenali “çmendet” nga lojtarët e Cityt, një tjetër sulmues dëshirë e Artetës

schedule10:05 - 9 Maj, 2022

schedule 10:05 - 9 Maj, 2022

Arsenalit duket se është “çmendur” pas lojtarëve të Manchester Cityt, pasi disa nga futbollistët e “Qytetarëve” kërkohet shumë nga “Topçinjtë”.

Pas Gabriel Jesus, Arsenali tashmë ka dhe një tjetër “dëshirë” për merkatën e verës, dhe sigurisht lidhet me repartin e sulmit.

Në radarët e Mikel Artetës ka rënë edhe Raheem Sterling, me këtb ëtë fundit që është në fundin e kontratës së tij në “Etihad”, teksa për rinovimin nuk ka asgjë akoma.

Arteta e njeh shumë mirë lojtarin anglezin nga koha kur ishte asistent i Guarduiolës te Citizens, teksa tekniku i Arsenalit beson se me Sterlingun në krah të sulmit do të ishin më të favorizuar për top katërshe, duke shpresuar që të fitojnë edhe trofe. /f.a/abcnews.al