Arsenal pret skadimin e kontratës, Barcelona futet në “garë” për Tielemans

schedule16:02 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 16:02 - 21 Dhjetor, 2022

Prej kohësh belgu i Leicester City, Yuri Tielemans është nën “radarët” e “topçinjve” të Arsenal.

Me kontratën drejt përfundimit 25-vjeçari do të ishte një nënshkrim perfekt me parametra 0, për teknikun Mikel Arteta, i cili ka krijuar një grup shumë harmonik te Arsenal dhe momentalisht janë në vendin e parë në Premier League.

Mirëpo, Arsenal duhet të nxitojë pasi pas “dere” është Barcelona, të cilët ashtu si “topçinjtë”, duan ta bëjnë për vete 25-vjeçarin belg, me anë të kontratës.

Mesfushori belg përfundon kontratën me Leicesterin verën e ardhshme dhe Arsenali do të presë që ai të nënshkruajë me të. Është shumë e rëndësishme të merret parasysh që lojtari mund të negociojë nga janari me klube jashtë Premierligës dhe se Barcelona e ka atë në radar. /i.m /abcnews.al