Arsenal ka arritur të fitojë me rezultatin minimal ndaj Zurich në Emirates Stadium.
Autori i golit të vetëm ishte Tierney në minutën e 17-të. Kaq ka mjaftuar për ekipin e Artetas që të marrë tre pikët dhe të kalojë për në fazën tjetër të Europa League.
Roma nga ana tjetër ka fituar me përmbysje por VAR e ndihmoi një çast.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 për Ludogorets, pasi në minutën e 42-të ishte Rick autori.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 65-të ishte Pellegrini i cili barazon shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë, në të 65-tën, Pellegrini ekzekuton me saktësi një tjetër penallti duke përmbysur rezultatin.
Në minutën e 77-të, miqtë shënojnë një gol me të cilin ngrijnë zemrat e italianëve, por VAR e anulon për faull.
Zaniolo ishte ai që vulosi ndeshjen në minutën e 85-të duke shënuar golin e sigurisë dhe duke i dhënë Romës mundësinë të kalojë në fazën e 1/16./ h.ll/abcnews.al