Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal në “çatinë” e Europës/ “Topçinjtë” konfirmohen pasi mundin rivalin e frikshëm, Bayern

schedule12:39 - 27 Nëntor, 2025

schedule 12:39 - 27 Nëntor, 2025

Nuk krahasohet me gjigandët, por për momentin i sheh nga lart. Jemi ende në futbollin e nëntorit, në fazën e grupit në Champions, por sidoqoftë nuk mund të mos I përulemi këtij Arsenali që kryeson renditjen, pas fitores së madhe ndaj Bajernit.

Në stadiumin “Emirejts” u dha një spektakël, pjesë e të cilit ishin edhe gabimet që për fat të keq I bëri portieri dhe kapiteni bavarez, Manuel Nojer.

Londinezët falenderuan dhe triumfuan 3-1, duke I shkaktuar skuadrës gjermane humbjen e parë të sezonit.

Timber realizoi I pari, por Lenart Karl barazoi shpejt.

Gjithsesi, pas pushimit Madueke dhe Martineli I dhanë fitoren vendasve.

A thua ky Arsenal është vërtet më I miri I kontinentit?

BBC duket sikur nuk është e bindur për atë që pa me sy dhe bën një pyetje: A është Arsenali I pamasë skuadra më e shkëlqyer e Europës?

“Deili Meil” thekson se “topçinjtë” shkatërruan aureolën e pathyeshmërisë së gjermanëve, dhe se Arteta I dha kolegut Kompani një leksion!

Gazeta tabloide gjermane, “Bild” e ka me kapitenin: Paraqitje katastrofale e Nojerit! Ylli I portës bën dy gafa, humbja e parë e Bajernit!

Revista “Bild” e zgjeron objektivin e kritikës: Nojer dhe Upamekano bëjnë gafa ndaj Arsenalit! Humbja e parë e sezonit për Bajernin!

Trajneri londinez, Mikael Arteta, falenderoi thellësisht yjet e tij ende të rinj, e cilësoi fitoren të merituar, dhe theksoi se bavarezët mbeten më të mirët në Champions!

Ai paralajmëroi se nuk ka kohë për festë sepse në fundjavë është derbi ndaj Çelsit në “Stemford Brixh” në Premier Ligë.

Ishte Bajerni që mbajti më shumë topin, gati 60 për qind, por “topçinjtë” patën shumë më tepër gjuajtje, madje në portë ishin 8-2, si dhe më shumë raste.

Arsenali kryeson renditjen e Ligës së Kampionëve me 15 pikë, pra me 5 fitore në 5 ndeshje, dhe e ndjekin PSG, Bajerni, Interi dhe Reali me nga 12.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!