Arsenal kthehet te fitorja në Premier League dhe merr sërish vendin e parë në renditjes. Pas dy humbjeve radhazi që duket se poi a rrëmbejnë nga duart titullin kampion, “Topçinjtë” parakaluan rivalët e Manchester City.
Por kjo lavdi mund të jetë e përkohshme, pasi skuadra e Pep Guardiolës ka një ndeshje më pak.
Deri ateëherë, londinezët bënë detyrën e tyre, duke mundur 1-0 Neëcastle.
Me këmbët e rënduara edhe nga presioni i madh I ecurisë negative në javët e fundit, vedasit arritën të kalojnë shumë shpejt në epërsi.
Eze në minutën e nëntë ndali topin në rrjetë.
Avantazhi dha përshtypjen e një fitoreje të lehtë për të besuarit e Mikel Arteta, por këto parashikime nuk u shpërblyen.
Pavarësisht rasteve të tjera për shënim në të dyja portat, pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Arsenal.
Pamja e ndjeshjes nuk ndryshoi as pas pushimit, ashtu si rezultati që mbeti i njëjtë.
Në fund festa ishte e Arsenal, që kthehet të komandojë renditjen me tre pikë më shumë se Manchester City, që gjithsesi duhet të rikuperojë ndeshjen e javës së 34 të Premier League.


