Mesfushori i “Lazio” Sergei Milinkovic-Savic mund të vazhdojë karrierën e tij në Premier League .
Sipas Corriere dello Sport, pretendenti kryesor për serbin është Arsenal. “Topçinjtë” dërguan një skaut në një lojë me mesfushorin në shtator. Londinezët dhe agjenti i futbollistit Mateja Kezman kanë diskutuar tashmë një lëvizje të mundshme. Nëse Arsenali nuk bën një ofertë në dimër, atëherë ia vlen të presësh në verë.
Argumentohet se, pavarësisht përpjekjeve të Kezman për të gjetur opsionin më të mirë të mundshëm, nuk ka gjasa që Lazio të arrijë të marrë më shumë se 50 milionë euro (përkundrazi midis 40 dhe 50 milionë).
Milinkovic-Savic ka bërë 14 paraqitje në Serie A këtë sezon dhe ka dhënë 7 asistime. /i.m /abcnews.al