Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal “frenon” në premier/ “Topçinjtë” zhgënjejnë, vetëm barazim 1-1 kundër Brentford

schedule12:33 - 13 Shkurt, 2026

schedule 12:33 - 13 Shkurt, 2026

Arsenal bën një frenim të fortë në rrugën e tij drejt titullit kampion në Premier League.

“Topçinjtë” e Londrës zhgënjyen parashikimet në ndeshjen e fundit të javës së 26 të kampionatit anglez, duke barazuar 1-1 në transfertën e Brentford, rezultat ky që ndërlikon misionin e tyre në këtë sezon.

Kryesuesit e Preimier Ligës ishin shumë larg formës së tyre më të mirë, sidomos në pjesën e parë, ku nuk goditën asnjëherë në katërkëndëshin e kundërshtarëve.



Pas pushimit, të besuarit e Mikel Arteta u rritën në lojën e tyre dhe në minutën e 61-të gjetën golin e epërsisë me Madueke.

Por pritshmëritë se Arsenal kishte në dorë fitoren u shuan pas vetëm 10 minutash lojë.

Ljuis Poter barazoi sërish shifrat, duke i dhënë një goditje të rëndë objektivit të londinezëve.

Arsenal provoi deri në fund të merrte maksimumin nga kjo sfidë, por dështoi në të gjitha rastet për shënim.

Në fund duhet të kënaqej vetëm me barazimin, që kthehet në një dhuratë për rivalët e mëdhenj të Manchester City në garën për titullin kampion.

“Topçinjtë” ruajnë kryesimin e Premier League, por tani kanë vetëm katër pikë më shumë se skuadra e Pep Guardilës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!