Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal, drejt titullit me polemika/ “Topçinjtë” fitojnë 1-0 në derbin e Londrës ndaj West Ham

schedule12:58 - 11 Maj, 2026

schedule 12:58 - 11 Maj, 2026

Më afër se kaq nuk ka qenë në gati 22 vjet. Arsenali mund të themi se  e ka prekur me dorë titullin në Premier Ligën angleze, me pesë pikë epërsi ndaj Mançester Sitit, kur fundi thuajse ka mbërritur.

Gjithsesi, suksesi dramatik ndaj Uest Hemit që e afroi me triumfin që ëndërrohet që nga 2004-ra, erdhi vetëm pas një vuajtjeje të skajshme dhe me polemika tepër të mëdha.

Leandro Trosar e shënoi golin e fitores vetëm në minutën e 83-të, por nuk kishte marrë fund me aq. Thellë, në sekondat e fundit të kohës shtesë, Uest Hemi shënoi me anë të zëvendësuesit Kallëm Uillson, veçse VAR-i ndërhyri.



U deshën 4 minuta e 11 sekonda për të marrë një vendim, i cili ishte fatlum për “topçinjtë” dhe fatal për “çekiçët” që rrezikojnë të bien nga kategoria.

Fatal, anulimi i golit ishte edhe për Mançester Sitin që shpreson të fitojë garën për titull me Arsenalin. Polemikat ishin sepse vërtet që VAR-i konsideroi me të drejtë faullin ndaj portierit Raja, por akuzat janë se më herët kishte pretendime për penallti për Uest Hemin.

Gjithsesi, derbi i vogël i kryeqytetit përfundoi 1-0 për ekipin e trajnerit Mikel Arteta, që kryeson Premier Ligën me 79 pikë në 36 ndeshje, ndërsa ekipi I Pep Guardiolës ka 74 pikë dhe duhet të luajë një sfidë më shumë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!