ARRSH për unazën, 7.02 km rrugë kanë kosto totale 8.3 mln euro

schedule11:22 - 23 Nëntor, 2018

schedule 11:22 - 23 Nëntor, 2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar  akuzon opozitën se po spekulon me qëllim kur thotë se ndërtimi i  1 kilometri rrugë nga mbikalimi i sheshit “Shqiponja” deri tek pallati me shigjeta në Tiranë kushton 18 deri në 20 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar shpjegon se për 7.02 kilometra kosto totale do të investohen  8.3 milionë euro.

Ndërtimi i 2.34 kilometrave me karakteristikat e një autostrade urbane Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se kushton 5.3 milionë euro, ndërsa per 4.68 kilometra rrugë dytësore do të  shkojnë 3 milionë euro.

Pjesa tjetër e kostos do të invesohet në ndërtimin e nyjës tek  sheshi “Shqiponja”  dhe katër nënkalimeve dhe mbikalimeve parashikuar për t’u ndërtuar në këtë segment. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!