Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton drejtuesit e makinave për devijimin e trafikut në kuadër të punimeve që po bëhen për Unazën e Re, në segmentin “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”.
Sipas ARRSH-së, rrethrrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eliminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel.
Ndërkohë që hyrja në bulevardin “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”. Po ashtu, aksesimi i unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
“Në vijim të punimeve për Lotin 1 dhe Lotin 2 të Unazës së Re, segmenti rrugor “Sheshi Shqiponja-Pallati me shigjeta”, ju bëjmë me dije se:
Rreth rrotullimi provizor i krijuar në afërsi të “Ozone” (Astir) do të eleminohet, si rrjedhojë lëvizja në të dyja drejtimet e rrugës “Teodor Keko” do të vijojë pa kryqëzim në nivel. Aksesimi i bulevardit “Migjeni” do të bëhet vetëm nga drejtimi i lëvizjes “Sheshi Shqiponja Pallati me Shigjeta”. Aksesimi i Unazës nga bulevardi “Migjeni” do të bëhet vetëm në drejtimin e lëvizjes Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta.
ARRSH do të bëjë njoftimin e radhës, në sajë të ecurisë së punës, për menaxhimin e trafikut në afërsi të “Sheshit Shqiponja”. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve” mbyllet njoftimi.