ARRSH ka njoftuar se ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi i i Shkozës në fund të Lotit 3.
“Ka filluar puna për montimin e trarëve te Mbikalimi në zonën e Shkozës në fund të Lotit 3 – Unaza Lindore. Mbikalimi ka gjatësi 180m dhe gjerësi 28m 6 hapësira drite me nga 30ml Lartesi 5.5m dhe poshtë tij është një rrethrrotullim me rreze 40m që do të shërbejë si nyjë lidhëse e Unazës me Bulevardin e Lanës duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve”, njofton ARRSH.
Unaza e Madhe e Tiranës përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë dhe përfundimi i saj është premtuar se do të bëhet në vitin 2023, por sa do të jetë e mundur mbetet për t’u parë.