Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor/ Ministri Demo: Reforma territoriale duhet të jetë transparente, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në të dhëna

schedule12:11 - 17 Mars, 2026

schedule 12:11 - 17 Mars, 2026

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo ka zhvilluar një konferencë për shtyp, ku foli për arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor.

Gjatë fjalës së tij, ministri Demo u ndal te reforma territoriale duke thënë se ka një rëndësi të madhe, pasi theksoi se është me rëndësi që të ketë bashki që kanë lirinë dhe funksionet e duhura për t’ju përgjigjur sfidave.

“Ne do të luajmë rolin tonë për të përfshirë në territor të gjithë aktorët lokalë, sa i përket edhe reformës territoriale.



Ne nuk kemi kohë për ta ngadalësuar procesin, dhe besoj që Komisioni do të ketë rolin e vet për të luajtur. Ne besojmë që duhet të jetë një reformë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në të dhëna. Një reformë territoriale edhe nga pikëpamja e ndërlikimi real, sa i përket perfomancës nesër lidhet ngushtësisht me funksionet e bashkive. Duhet të jetë një reformë që i përgjigjet sfidave që ne presim dhe që mund të kemi përpara”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!