Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arritje të mëdha në vetëm dy misione”/ Astrofizikanti: Ana e errët e Hënës? Me satelit rreth e rrotull, padyshim mund ta shohësh

schedule20:52 - 6 Prill, 2026

schedule 20:52 - 6 Prill, 2026

Astrofizikanti, Klaudio Peqini në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se misioni Artemis II është ndër arritje të mëdha, duke u shprehur se tashmë kanë mësuar edhe nga eksperienca e kaluar.

“Ne jemi në misionin Artemis II dhe jemi duke fluturuar me ekuipazh rreth Hënës. Pra ne nuk kemi nisur nga zero, por kemi mësuar nga eksperienca e kaluar. Kjo do të thotë që gjërat që kemi mësuar, janë shënuar dhe po përdoren për të çuar në misione…Jemi në një kohë tjetër, dhe kemi njerëz të tjerë. Masa janë ndërmarrë”, tha ai.

Gjithashtu astrofizikanti, shpjegoi se ajo që quhet ‘ana e errët e Hënës, nuk është aspak e tillë, por cilësohet e tillë pasi nuk shihet dot nga toka.



Ana e errët e Hënës nuk është fare e errët, thjesht nuk e shohim dot nga toka. Për shkak se Hëna është shumë pranë tokës. Hëna rrotullohet rreth vetes aq sa rrotullohet rreth tokës. Nëse do jesh me satelit rreth e rrotull Hënës padyshim mund ta shohësh”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!