Arritje historike, Afrika e Jugut kampione e botës në ‘Rugby’

schedule18:25 - 2 Nëntor, 2019

schedule 18:25 - 2 Nëntor, 2019

Afrika e Jugut u shpall kampione e botës në sportin e regbisë, pas finales së dominuar ndaj Anglisë. Afrikanojugorët triumfuan me shifrat 32-12 dhe fituan titullin e tretë në histori Sfida fundore në stadiumin e Jokohamës, e ndjekur nga më shumë se 70 000 spektatorë, dhe dhjetëra milionë teleshikues në gjithë globin, përfundoi me shifrat 32-12 për afrikanët e drejtuar nga trajneri Erasmus.

Talenti i veçantë i Handre Polandit, dhe fuqia e jashtëzakonshme e Tendai Mtauarias bënë diferencën. Ky ishte titulli i 3-të për jugafrikanët, pas atyre të viteve 1995 e 2007. Afrika e Jugut, në këtë mënyrë, u barazua me atë që quhet superfuqia e këtij sporti, me Zelandën e Re, që ka fituar po ashtu tri kupa të botës. Anglia nuk mundi t’ia dilte, ndërsa synonte titullin e dytë botëror.

Anglezët, që quhen shpikës edhe të regbisë gati 200 vjet më parë, duhet të kënaqen vetëm me një trofe të artë, atë të 2003-it. U prit që të kishte një revansh për disfatën e pësuar 12 vjet pë parë pikërisht nga afrikanojugorët, dhe besimi ishte I madh. Jo më kot, Anglia vlerësohej si skuadra më e fortë e turneut, pasi mundi bindshëm Zelandën e Re në gjysmëfinale, 19-7

Kampione e botës në regbi ka dalë edhe Australia, plot 2 herë, pra Anglia është e vetmja skuadër e Europës, dhe e Hemisferës Veriore që ka arritur të triumfojë në këtë sport tradicional, edhe pse ende jo shumë popullor në Shqipëri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!