“Arritje e madhe”, Haradinaj reagon pas marrëveshjes së arritur në Bruksel për planin e BE

schedule22:54 - 27 Shkurt, 2023

schedule 22:54 - 27 Shkurt, 2023

I radhës që ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mbrëmjen e sotme në Bruksel për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian, i cili ka mbështetjen e SHBA-së është kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haridinaj shprehet se marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila për rrjedhojë rikthen normalitetin politik e të sigurisë.

“Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja”, ka shkruar Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Pajtimi për ta pranuar propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është një e arritur e madhe.

Marrëveshja është pranim faktik i pavarësisë së Kosovës, e cila i rikthehet normalitetit politik e të sigurisë, perspektivës integruese euro-atlantike e njohjeve te reja.

Po aq e rëndësishme mbetet edhe faza vijuese e bisedimeve për çështjet tjera të hapura, për të cilat dua të besoj se do te gjenden zgjidhjet më të mira, me çka do të përmbyllej edhe kapitulli i njohjes ‘de jure’ midis Kosovës dhe Serbisë!r.t/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!