Arriti shifrën e 50 golave me “Katalanasit”, Lewandowski: E ëndërroja që në fëmijëri

schedule12:16 - 3 Maj, 2024

schedule 12:16 - 3 Maj, 2024

Është një shifër, që erdhi falë një fitoreje spektakolare. “Bomberi” polak, Robert Lewandowski arriti të shënojë plot tre gola, në triumfin e fundit me përmbysje, të Barcelona ndaj skuadrës së Valencia, të hënën që sapo lamë pas, mirëpo këto gola nuk ishin një sukses vetëm për klubin, por edhe për polakun, i cili arriti shifrën e 50 golave për spanjollët.

Pak ditë pas ndeshjes, “ylli” i sulmit bëri një koment të shkurtër edhe për mediat e klubit, teksa u shpreh se është diçka e veçantë, të shënojë një numër të tillë golash ende pa përfunduar sezoni i tij i dytë, me spanjollët e më tej shtoi se ishte një arritje, të cilën vetë polaku e ëndërronte, që kur ishte fëmijë.

“Kur mendoj për golat dhe në kohën që kam kaluar këtu ndihem, shumë krenar për këtë klub. Secili prej këtyre golave ​​ka një domethënie të veçantë për mua dhe është privilegj të shënosh gola për ‘Katalanasit’. Kurrë nuk kam menduar se sa gola do të shënoj, por janë 50 gola për Barça-n në një vit. Mendoj se mund të shënoj më shumë, por kur kthej kokën pas, mund të ndihem krenar.

Kur shoh emra të tjerë që arritën këto shifra si Thierry Henry apo David Villa, të cilët ishin të jashtëzakonshëm dhe ndër më të mirët në histori, të jesh në të njëjtin nivel ose të shënosh më shumë gola se ata është e pabesueshme. Ky ishte vendi ku doja të isha, idhujt që kisha kur isha i ri. Ishte diçka që e ëndërroja si fëmijë dhe tani është një realitet këtij niveli.

Do të thotë shumë të luah te Barça, ndonjëherë është e vështirë të gjesh fjalën e saktë, por është krenari, lumturi. Njerëzit flasin për këtë klub se është klubi më i madh në botë dhe të qenët pjesë e tij më bën më të mirë, më jep më shumë energji për të punuar shumë dhe për të bërë diçka të veçantë”,- u shpreh “bomberi” polak, pas arritjes personale. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!