Arritën ti shpëtonin policisë në kufi, grabiten dhe dhunohen një grup sirianësh në Korçë

schedule10:40 - 21 Janar, 2020

schedule 10:40 - 21 Janar, 2020

13 emirgantë sirianë janë kapur nga policia kufitare në Kapshticë në tentative për të hyrë në Shqipëri. Ata u ndaluan në fshatrat Trestenik dhe Vernik. Burimet bëjnë me dije se refugjatët janë kurd sirian dhe iranian. Mes tyre mësohet se ka gra dhe fëmijë.

Ndërkohë më herët një grup sirianësh të cilët kishin hyrë fshehurazi në vendin tonë kanë rënë pre e grabitjes dhe e dhunës në qytetin e Korçës.

Burime per “ABC News” bëjnë me dije se refugjatëve u janë vjedhur vetëm telefonat, ndërsa paratë nuk kanë mundur t’ua marrin pasi i mbajnë në karta krediti. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës.

Sirianët kishin arritur ti shpëtonin policisë në kufi. Deri më tani policia ka shoqëruar në komisariat katër persona të dyshuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Pasi janë marrë në pyetje refugjatët janë nisur drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!