“Arritëm akordin me Nainggolan”, historia e dashurisë me Cagliarin vazhdon

schedule21:40 - 2 Tetor, 2020

schedule 21:40 - 2 Tetor, 2020

Historia e dashurisë mes Radja Nainggolan dhe Cagliarit do të zgjasë. Mesfushori belg shpërtheu tek ekipi sard në vitet 2010-2014, teksa u rikthye sërish sezonin e kaluar, kësaj radhe i huazuar nga Interi. 26 ndeshje dhe 6 gola për “Ninxhën”, që dëshiron të vazhdojë karrierën në ishull.

Presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini ka gjetur akordin me agjentin e 32-vjeçarit dhe po punon për të bindur zikaltrit. “Kemi arritur marrëveshjen me lojtarin, por mungon akoma ajo me Interin. A jam optimist? Nuk mund të flas më tepër“, deklaroi kreu i klubit sard pwr Calciomercato.

Bisedimet mes klubeve të Serie A vazhdojnë dhe gjithçka pritet të zgjidhet me huazimin e Nainggolan te Cagliari, që do të ketë detyrimin ta blejë përfundimisht në fund të sezonit për një shumë që nuk është përcaktuar akoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!