Të paktën 900 njerëz në Izrael janë vrarë në sulmet e nisura nga Hamasi, raportojnë mediat lokale.
Ndërkohë raportohet se të paktën 560 palestinezë kanë humbur jetën, sipas ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shkruan Sky News.
Më datë 7 tetor lëvizja islamike palestineze Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur kaluan kufirin. /abcnews.al