Është arritur marrëveshja për pushtetin lokal të Kumanovës.
Kandidati i ASH-së, Bekim Saliu ka bërë të ditur se programi i partisë që i takon do të përfshihet në programin zhvillimor të komunës.
“Programi jonë Pastër. tani më edhe zyrtarisht do të inkorporohet në programin zhvillimor të komunës së Kumanovës 2021-2025. Standard ky që po vendoset në këtë mandat ku nga gjitha programet e kandidatëve për kryetar komune, do të merren pikat më të rëndësishme, ndërsa programi jonë me projektet e përbashkëta me iniciativën qytetare Për Kumanovën tonë, do të realizohet si pjesë përbërëse e programit zhvillimor të koalicionit.
Faleminderit kryetarit z.Maksim Dimitrievski për këtë qasje dhe respekt, të cilin e urova për mandatin e ri, duke shprehë gatishmërinë time për të ndihmuar në të gjitha proceset e zhvillimit të Kumanovës gjatë këtij mandati.
Për Kumanovën tonë ja Vlen!”, është shprehur ai./abncews.al/