Arrihet marrëveshja e koalicioneve, zbulohet si do të ndahen postet e ministrave në Gjermani

schedule13:54 - 24 Nëntor, 2021

schedule 13:54 - 24 Nëntor, 2021

Partitë e qendrës së majtë, liberale dhe ambientaliste të Gjermanisë kanë arritur marrëveshje për të formuar qeveri koalicioni trepalësh. Udhëheqësit e Partisë Socialdemokrate (SPD), Demokratët e Lirë (FDP) dhe të Gjelbrit, gjatë një konferencë për shtyp prezantuan marrëveshjen e tyre të koalicionit.

Socialdemokratët fituan ngushtë zgjedhjet e 26 shtatorit kundër Kristian-demokratëve (CDU/CSU) të kancelares Angela Merkel dhe kanë negociuar me të Gjelbrit dhe FDP që nga tetori për të formuar qeverinë e ardhshme të koalicionit. ​​​​​​​

Sipas Bild, kreu i Demokratëve të Lirë (FDP) Christian Lindner do të marrë postin e ministrit të Financave dhe do të zëvendësojë Olaf Solz, i cili do të marrë postin e kancelarit.

Postet

– Social Demokratët (SPD), përveç Kancelarisë, marrin edhe ministritë:

-Ministria e Mbrojtjes,

– Ministria e Brendshme

– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

– Ministria e Mirëqenies Sociale

– Ministria e Shëndetësisë

Partia e Gjelbër (Die Grünen):

– Ministria e Punëve të jashtme,

– Ministria e Ekonomisë dhe Klimës,

– Ministria e Familjes dhe politikës sociale

– Ministria e Bujqësisë  dhe Mjedisit

Partia liberal-demokrate (FDP) :

– Ministria e Financës

– Ministria e Drejtësisë

-Ministria e Transportit

-Ministria e  Arsimit

Vihet re se socialdemokratët gjermanë (SPD), të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP) planifikojnë të paraqesin marrëveshjen e tyre për formimin e një qeverie koalicioni në një konferencë për shtyp në orën 15:00 sot.

Nesër, të Gjelbrit, në kuadër të një Konference digjitale, do të informojnë 125 mijë anëtarët e tyre për përmbajtjen e Marrëveshjes Programore dhe për personat që do t’u caktohen ministritë e “gjelbërta”. Procesi i votimit do të zgjasë dhjetë ditë.

Qëllimi i koalicionit të ri, i njohur si “fener” për shkak të ngjyrave të tre partive që e përbëjnë, është të krijojë mundësinë  që Olaf Solz të marrë detyrën e Kancelarit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!