Udhëheqësit e BE-së pas një nate të gjatë diskutimesh, mëngjesin e kësaj të premtje kanë rënë dakord mbi qëllimin për të zvogëluar emetimet neto të gazrave serrë nga 40 përqind të tashme në të paktën 55 përqind deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 1990.
Kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, përmes një postimi në Tëitter shkruan se Evropa është udhëheqëse në luftën kundër ndryshimit të klimës.
“Evropa është udhëheqëse në luftën kundër ndryshimit të klimës. Kemi vendosur të ulim emetimet e gazeve serrë me të paktën 55 përqind deri në 2030,” shkruan Michel.
Detajet e marrëveshjes nuk janë publikuar ende. Kjo është çështje shumë e ndjeshme, sepse anëtaret më të varfra, të cilat janë të varur nga energjia nga lëndët djegëse fosile, kanë frikë se përmbushja e këtyre qëllimeve ambicioze do t’u kushtojë shumë atyre.
Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke po kërkojnë garanci se mund të përdorin gazin natyror dhe energjinë bërthamore për të përmbushur qëllimet e klimës dhe mjaft para evropiane për të ndihmuar vendet e varfëra të bëjnë tranzicionin e tyre të gjelbër./abcnews.al