Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur dakordësi për koalicionin në Komunën e Prishtinës.
LDK ka arritur tashmë marrëveshje me PDK-në dhe seanca e Kuvendit komunal të Prishtinës pritet të nisë paraditen e sotme.
Lëvizja Vetëvendosje – Qendra e Prishtinës, ka njoftuar se asamblistët e tyre do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ku pritet të zgjidhet Kryesuesi i këtij Kuvendi. /Abcnews.al