Arrihet akordi, Panucci gati të riniset nga Greqia

schedule12:27 - 21 Shtator, 2019

schedule 12:27 - 21 Shtator, 2019

Christian Panucci është pranë rikthimit në stol. Trajneri italian qëndron pushim prej datës 23 mars pas shkarkimit nga kombëtarja shqiptare. 46-vjeçari zëvendësoi Gianni De Biassin në stolin e Shqipërisë me 19 korrik të vitit 2017, por aventura e tij me kuqezinjtë nuk shkoi siç pritej.

Sky Sport raporton se Panucci është shumë pranë transferimit në Greqi. Klubi i Aris Selanik do të jetë stacioni i tij i radhës. Akordi ekonomik është arritur, ndërsa ka mbetur për t’u zgjidhur një detaj i fundit.

Trajneri italian dëshiron në stafin teknik tre prej njerëzve të tij të besuar dhe diçka e tillë pritet të mos krijojë probleme. Tani pritet vetëm zyrtarizimi me Panuccin që është gati të provojë emocionet e futbollit grek. /abcnews.al