Praktikisht është bërë gjithçka për transferimin e Moise Kean nga Juventus tek Atletico Madrid. Formula është ajo e një huazimi për 6 muaj, pa të drejtë blerje. Megjithatë, përpara se të zyrtarizojnë afrimin e Kean, Atletico do të duhet të heqë qafe një sulmues, një mes Correa dhe Depay, të destinuar për t’u shitur.
Kean shpreson të gjejë më shumë hapësirë te spanjollët dhe të tregojë potencialin e tij.
Kean, i cili ka një kontratë me bardhezinjtë deri më 30 qershor 2025, me një pagë prej 2/5 milionë euro në sezon, pritet në kryeqytetin spanjoll në fund të javës kur me sa duket do të jetë edhe momenti i zyrtarizimit./h.ll/abcnews.al
?⚪️?? Atlético Madrid will pay €500k loan fee for Moise Kean joining from Juventus.
Salary covered by Atléti, deal to be signed and sealed in the next days just waiting on final green light. pic.twitter.com/3IuAzVCvs4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 24, 2024