Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrihet akordi: Magjia në “Camp Nou” vazhdon, Messi edhe 5 vite katalanas

schedule17:14 - 2 Gusht, 2021

schedule 17:14 - 2 Gusht, 2021

Rinovimi i Leo Messit me Barcelonën është shumë afër. Akordi është arritur dhe ka mbetur për t’u zgjidhur vetëm një gjë e fundit përpara zyrtarizimit.

Sport.es shkruan se ylli i ekipit katalanas do të rinovojë për 5 vite e ardhshme, teksa ka pranuar të reduktojë rrogën në masën 50%.

Presidenti Joan Laporta duhet të formalizojë reduktimin e rrogave nga pjesa tjetër e skuadrës, për të shkuar te firma me kapitenin dhe yllin e ekipit.

Media katalanase raporton se zyrtarizimi i zgjatjes së kontratës do të vijë brenda kësaj jave. Messi vazhdon të shijojë pushimet dhe rikthimi në “Camp Nou” do të nisë me firmëm mbi kontratën e re me klubin e jetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!