Gjyqtarit që arrestoi Avdylajt i hiqet mbrojtja e posaçme fizike

schedule10:10 - 17 Shkurt, 2020

schedule 10:10 - 17 Shkurt, 2020

Komisioni i Mbrojtjes Fizike i hoqi gjyqtarit Bib Ndreca mbrotjen e posaçme fizike.

Ndreca ka patur dosjen e bujshme “Nr.339”, sipas të cilës konfirmohet vjedhja e votave dhe ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve në zonën e Shijakut përmes blerjes dhe shantazhit nga grupi i Avdylajve.

Në këtë dosje përfshihet edhe kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është përgjuar duke folur me njërin prej vëllezërve Avdylaj në lidhje me procesin e votimeve në këtë zonë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!