Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet zyrtari i lartë i inteligjencës gjermane, akuzohet për spiunazh për Rusinë

schedule10:39 - 23 Dhjetor, 2022

schedule 10:39 - 23 Dhjetor, 2022

Autoritetet gjermane të enjten kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të Inteligjencës së Jashtme me dyshimin për ndarjen e sekreteve shtetërore me Rusinë. Policia arrestoi të dyshuarin, një shtetas gjerman i identifikuar si Carsten L., të mërkurën në Berlin, sipas mediave të huaja.

Ai tha se policia bastisi gjithashtu banesën e tij dhe vendin e punës. Në një deklaratë të veçantë, Inteligjenca e Jashtme tha se punonjësi ndodhej në paraburgim. Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar për rritjen e mundshme të spiunazhit rus duke pasur parasysh qëndrimin e Kremlinit me Perëndimin për pushtimin e Ukrainës.

Qeveria gjermane dëboi 40 “spiunë” rusë në prill, sipas agjencisë vendase të inteligjencës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!